Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjuha turke futet në shkolla/ Ndikoi vizita e Erdogan? Kushi: Është marrëveshje

Gjuha turke futet në shkolla/ Ndikoi vizita e Erdogan? Kushi:

Drejtoria Rajonale Arsimore e Tiranës i ka dërguar prindërve një e-mail ku ka kërkuar informacion të detajuar lidhur me numrin e nxënësve që do të zgjidhnin si gjuhë me zgjedhje, turqishten, për fëmijët nga klasa e 6 në klasën e 9.

Kjo kërkesë duket se vjen menjëherë disa ditë pas vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Gjuha turke futet në shkolla/ Ndikoi vizita e Erdogan? Kushi:

Në një dalje për mediet, ministrja e Arsimit Evis Kushi mohoi që pyetësori të ketë lidhje me vizitën e presidentit turk më 17 janar, teksa theksoi se është bërë në kuadër marrëveshjes së miratuar nga delegacioni shqiptar në Turqi vitin e kaluar.

“Nuk është fill pas vizitës së Erdogan, ka filluar që në muajin dhjetor anglishtja është bërë gjuhë me detyrim që në klasë të parë dhe sipas kurrikulës së re në klasën e gjashtë nxënësit do të kenë një gjuhë të dytë, që mund të jetë gjermane, spanjolle, franceze dhe bazuar në marrëveshjen që vitin e kaluar në janar delegacioni shqiptar në Turqi u miratua disa marrëveshje dhe një prej të cilave është kjo, ku parashikohet që do bëjmë një studim pilot për të parë nëse ka interes për të mësuar gjuhën turke. Ne sapo e kemi nisur, nuk ka asnjë vendimmarrje apo imponim, thjesht po marrim informacion, në shkollat turke gjuha shqipe është vendosur si gjuhë me zgjedhje, nëse ka , në cilat zonat, a do jetë e nevojshme që të hapim klasa për lëndë me zgjedhje ose jo”, tha Kushi.

Të fundit