Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjuha turke në shkolla? Kushi: Nuk kemi marrë një vendim, nxënësit nuk do të imponohen

Gjuha turke në shkolla? Kushi: Nuk kemi marrë një vendim,

Futja e gjuhës turke si gjuhë e dytë në shkollat e vendit është hasur në shumë polemika. Kjo për faktin se pyetësori drejtuar prindërve lidhur me gjuhën turke, vinte fill pas bizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një intervistë për A2 CNN, shprehet se marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare, është një studim për të parë nëse ka interes për turqishten si gjuhë me zgjedhje në shkolla.

Kushi mohoi që të ketë lidhje me vizitën e Erdogan në Shqipëri, teksa shtoi ende nuk ëhstë marrë një vendim unanim.

“Në lidhje me gjuhën turke, kemi nënshkruar disa marrëveshje në Turqi, mes tyre edhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Jemi angazhuar në këtë marrëveshje që të bëjmë një studim nëse ka interes për të mësuar turqishten si gjuhë me zgjedhje. Por, dua të theksoj se në Turqi, gjuha shqipe është përfshirë si gjuhë e dytë në disa zona. Ne nuk kemi marrë ende një vendim për këtë çështje. Pyetësor ka nisur që në muajin dhjetor, jo pas vizitës së Presidentit turk Erdogan. Sot që flasim, nuk kemi ende vendimmarrje dhe siguroj të gjithë prindërit që nuk do të ketë asnjë imponim për nxënësit për të mësuar gjuhën turke nëse nuk kanë interes”, tha Kushi.

Të fundit