Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjumë në Komision: Deputeti i PS-së ‘pushton’ tavolinën gjatë debateve për koncesionet

Gjumë në Komision: Deputeti i PS-së ‘pushton’

Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e koncesioneve në shëndetësi vazhdon me përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pret për të dëshmuar.

Por jo të gjithë deputetët e mazhorancës janë të përfshirë në këto debate – një prej tyre është Ilir Pendavinji, deputet i Qarkut të Korçës për zonën e Maliqit.

I lodhur nga zhurma e përplasjeve dhe në kërkim të një pushimi të shkurtër, Pendavinji u fotografua duke fjetur me kokën të mbështetur në tavolinë.

Para tij qëndronte një pankartë me mbishkrimin "Boll e bllokove mikrofonin," një detaj që i shton edhe më shumë ironinë momentit.

Deputeti Pendavinji, shpesh cilësuar si një nga "deputetët memecë" të Kuvendit për mungesën e ndërhyrjeve të tij publike, është i njohur për rolin e tij të heshtur, por të nevojshëm në radhët e mazhorancës, duke mbështetur ligjet e propozuara nga qeveria.

Ndërsa debatet vazhdojnë, mesa duket, ai ka vendosur të bëjë një pushim të vogël – duke u bërë protagonist i një momenti komik në Komisionin Hetimor.

Të fundit