Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjykata kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama shthurr gojën me Hagën: Nxorri një mal me m*t

Gjykata kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës që kërkoi 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së, kryeministri Edi Rama shpërtheu me një reagim të paprecedent në rrjetet sociale.

Në një postim në platformën X, Rama nuk e ka kursyer fjalorin ndaj Gjykatës Speciale duke i cilësuar “mal me m*t” provat e paraqitura për ish krerët e UÇK-së.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkruan Rama.

Të fundit