Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjykata mbylli çështjen, PS gati kallëzim të ri për skandalin CEZ-DIA

Gjykata mbylli çështjen, PS gati kallëzim të ri për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se do të depozitojnë një kallëzim të ri penal për skandalin CEZ-DIA, çështje të cilën gjykata e ka mbyllur.

Në një deklaratë për mediet, Balla tha se ka marrë informacione për një tjetër kallëzim penal lidhur me aferën e CEZ-DIA nga një qytetar. Socialisti tha se ka prova të reja për çështjen.

"Do bëjmë kallëzim penal të ri për skandalin e CEZ-DIA, kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Kam marrë informacion dhe jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet. Mbi këtë çështje prokuroria, ka kërkuar pushim të çështjes. Çështja më pas ka ndjekur disa faza gjyqësore. ", tha Balla.

Të fundit