Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjyqi për "Sterilizimin"/ Ish-ministri Beqaj kërkon ‘Diellën’ në burg

Gjyqi për "Sterilizimin"/ Ish-ministri Beqaj kërkon

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë seancës së sotme për dosjen e Sterilizimit ka kërkuar me ironi ndihmën e ministres "Diella".

Beqaj ka kërkuar që ministrja virtuale Diella të dëgjojë CD-të e seancave të tij. 

“Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt.

Ish-ministri nga kafazi tha se “Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”.

Seanca gjyqësore e sotme u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes.

Ilir Beqaj akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me çështjen e njohur si “Sterilizimi”.

Të fundit