Flash News

Ditari i Maxhorancës

Godet sërish Rakip Suli, Paloka s'e kursen: O Zot, të kesh Kipen kryetar bashkie në vitin 2023

Godet sërish Rakip Suli, Paloka s'e kursen: O Zot, të kesh Kipen

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është i njohur për gafat e tij në fjalimet dhe intervistat që jep.

E sot ka bërë pikërisht një të tillë. Teksa ka qenë duke folur për shkollat Suli tha se aty kishte ‘gropa skeptike të vitit 2019’, ndërkohë që termi i duhur do ishte gropa septike.

Për këtë gafë ka reaguar dhe deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Gropa SKEPTIKE’ O Zot o Perëndi, të kesh Kipen kryetar bashkie në vitin 2023 …’, shkruan Paloka në Facebook.

Suli edhe gjatë fushatës ka bërë gafa teksa ka zhvilluar një takim në Kamëz në praninë e Edi Ramës është ngatërruar teksa fliste para mbështetësve të tij

Suli ka thënë se Kamza është e dyta pas Tiranës dhe Durrësit për bursat që jep për nxënësit. Domethënë sipas Sulit, Tirana dhe Durrësi janë një bashki, që Kamza rezulton Bashkia e dytë.

“Dhe ne pas Tiranës dhe Durrësit, jemi bashkia e dytë në Shqipëri që paguajmë bursa për nxënës ekselentë. Nga klasa e gjashtë në të nëntën, 270 dollarë në vit. Nga 10-12 450 dollarë në vit. Por nëse e implementoj kryeministri Edi Rama, se e harrova, prej dy vitesh kemi nxënës ekselente që kontribuojnë në Bashkinë Kamëz”, ka thënë Suli.

Të fundit