Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gonzato ‘shuplakë’ qeverisë: Nëse doni BE-në zbatoni vendimet e Kushtetueses!

Gonzato ‘shuplakë’ qeverisë: Nëse doni BE-në

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka folur këtë të hënë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Gonzato u shpreh se nëse Shqipëria synon BE duhet të sigurojë zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës dhe të mbrojë pavarësinë e saj në çdo nivel.

Gonzato u shpreh ndër të tjera se drejtësia sot nuk duhet vetëm të jepet por edhe të duket se po jepet.

“Mund ta shohim procesin e integrimit në BE jo si një ushtrim formal por si një mundësi vërtetë transformuese, për të arritur më shumë dhe për të ruajtur standardet. Dhe çdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuojnë për këtë vizion. Drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por edhe të duket se po jepet. 

Falënderoj GJK dhe udhëheqjen e saj për rolin aktiv në procesin e integrimit të Shqipërisë, për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të sqaruar interpretimin kushtetues dhe për faktin që kur trajton çështje të ndërlikuara mbetet mendje hapur për t’iu referuar të drejtës së BE-së dhe parimeve ndërkombëtare.

Inkurajoj të gjithë aktorët dhe institucionet qe të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel.”- tha Gonzato.

Kjo deklaratë e Gonzatos vjen pas disa rasteve të mos zbatimit të vendimeve të GJK nga Kuvendi. Rasti që ka shkaktuar më shumë polemika mes palëve politike ka qënë zvarritja e vendimit të Kushtetuese për rrëzimin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Të fundit