Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga PS: Çdo start ka dhe finish

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga PS: Çdo start ka dhe finish

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen nga funksionet në PS. Ai u tërhoq nga politika, pas një angazhimi 30 vjeçar. Ruçi bëri me dije se nuk do të jetë pjesë e Parlamentit, duke nisur nga shtatori. Ai falenderoi bashkëpunëtorët në politikë, ndërsa njoftoi se do të fokusohet te familja dhe kryesisht te nipërit e tij.

"Dua të bëj një komunikim me ju. Unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltiike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, të jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria. 

Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se s'ka më mirë se sa 30-vjetori i PS. Deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit përshëndeti edhe presidentin Ilir Meta, si një prej emrave të vjetër në PS.

"Do përshëndesja Ilir Metën, Ndre Legisin dhe Pandeli Majkon. Do përshëndesja grupin e parë parlamentar me në krye Namik Doklen. Ishin 36 deputetë dhe disa nuk jetojnë më, ky ishte grupi më i mirë parlamentar që kishim”, tha Ruçi.

 

 

Të fundit