Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gramoz Ruçi pret Koordinatoren e OKB-së: Filozofia e Kombeve të Bashkuara është e lavdërueshme

Gramoz Ruçi pret Koordinatoren e OKB-së: Filozofia e Kombeve të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur Koordinatoren e re të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, me rastin e fillimit të detyrës së saj të re.

Ruçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe OKB-së si edhe gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe vlerësoi mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe shtresave më të prekshme të popullsisë, për të luftuar COVID-19.

 “Shqipëria inkurajon nismën e fundit të OKB-së mbi “Mbështetjen e Dialogut, Ndërtimin e Besimit dhe Pajtimin në Ballkanin Perëndimor”. Filozofia e nismës së OKB-së është e lavdërueshme dhe shkon me frymën e zgjidhjes së çështjeve rajonale, të së kaluarës dhe të tashmes, përmes dialogut. Të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë atë të suksesshëm.”, tha Ruçi.

Ndërsa, Koordinatorja McCluney, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, për angazhimin institucional dhe personal si edhe rolin e tij konstruktiv në hartimin e legjislacionit shqiptar si edhe bashkëpunimin me organizatat e sistemit të OKB-së. Ajo shprehu vlerësimin që reforma zgjedhore, përveç çështjeve të tjera, ka arritur të garantojë edhe barazinë gjinore në përfaqësimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Të fundit