Flash News

Ditari i Maxhorancës

Habit Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

Habit Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të premte një deklaratë të pazakontë.

Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të teknologjisë në Berat kreu i qeverisë deklaroi se shumë shpejt mund të vijë dita kur edhe vetë qeveria ose ministrat të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

“Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh IA, ministrin mund ta kesh IA, s’ka as kushërinj për të futur në punë. Nuk mund të them që ky është synimi ynë, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh Rama

Pasi dështoi me satelitët imagjinarë “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama deklaron më tej se teknologjia e së ardhmes do të mundësojë sisteme që e monitorojnë territorin në detaje.

“Mund të kemi sisteme që të tregojnë për territorin, sa karrige të vë jashtë ose ku mund të parkoj”, theksoi kryeministri.

Të fundit