Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i kundërpërgjigjet PD-së: Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara!

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i
Foto Ilustruese/ Kryeministri Rama

Kryeministri Rama duket se ka vendosur t’i hedhë më tepër benzinë zjarrit, teksa vendi ndodhet në krizë politike, duke shfrytëzuar këtë herë ndërtimin e një shkolle në Shijak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas disa fotove Rama shkruan: “qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”.

Kundërsulmet e kryeministrit, vijnë pas ‘fushatës’ së PD-së në kuadër të 1 vjetorit të tërmetit tragjik, për të sjell në vëmendje të publikut 'punën' e kryer nga qeveria, në rikonstruktime dhe rindërtime pas fatkeqësisë, duke i cilësuar këta të fundit si ‘Hajdutë të Fatkeqësisë!”

“Gati, vetëm për pak ditë shkolla “Kajo Karafili” në Shijak do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze fëmijët tanë.

Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti.

***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara.”shkruan Rama.

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i

"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i

Të fundit