Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hakmerret për kritikat? Rama sulmon Dhomat e Tregtisë: Nxirrni raporte të pasakta, nuk pasqyroni progresin

Hakmerret për kritikat? Rama sulmon Dhomat e Tregtisë: Nxirrni raporte

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër dhomat e biznesit, duke “iu dhënë mend” sesi të bëjnë punën e tyre. Sipas kryeministrit, legjislacioni mbi mënyrën sesi funksionojnë ëshët i prapambetur dhe ka nevojë për reformim. Ai zhvilloi paraditen e sotme një takim me perfaqësuar nga Dhomat e Tregtisë dhe Biznesit.

Rama iu tha përfaqësuesve nga dhomat e bizneseve se është bërë përparim në përmirësimin e klimës së bizneseve, duke evidentuar edhe kalimin e shërbimeve online, duke kërkuar që këto, të cilat ai i konsideron progrese të pasqyrohen në raporte.

Kreu i qeverisë i ka konsideruar jo profesionale raportet e dhomave të tregtisë, duke evidentuar se cënojnë imazhin e vendit. Sipas tij, anketetat e kryera nuk përputhen me realitetin.

Kujtojmë që dhomat e tregtisë kanë qenë jo pak kritike ndaj qeverisë, kur bëhej fjalë për fiskalizimin, transparencën, ndryshimet e shpeshta ligjore, mungesën e garës, etj.

“Së pari në nevojën për një reformim të legjislacionit të dhomave të tregtisë. Ka ardhur koha ta përmirësojmë atë dhe ta përafrojmë me standardet më të mira të vendeve më të zhvilluara. Kemi një legjislacion shumë të prapambetur për funksionimin e dhomave të tregtisë.

Dhe ato organizata që merren me raporte dhe rezultate reale. Klima e biznesit ka problematikat e veta por mjafton t’i hedhësh një sy hapave që janë bërë për të transformuar procese. Që deri dje ishin zvarritëse me radha, pritje ndërsa sot janë elektronike, pa kontakt fizik.

Është e pamundur që kjo të mos reflektohet në raportet e dhomave të tregtisë. Është e pamundur të jemi pre e anketave të bëra në mënyrë jo profesionale që cenojnë imazhin e këtij vendi. Nuk mund të jemi pre e opinioneve të mbledhura rrugëve dhe opinioneve të marra në rrugë kaotike dhe kanaleve që përçojnë opinione që nuk përputhen me realitetin.

Ne e kemi bërë përpjekjen dhe do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë për të krijuar ndërveprim transparent me biznesin por na takon t’i kërkojmë dhomave të bizneseve të përgatisin raporte të sakta. Është e pamundur që Shqipëria në raporte të dalë njësoj.

Janë të gjitha këto kthyer në ndërveprime pa prani fizike të askujt nga shteti. Janë elektronike të gjitha. Si qenka kjo që dalin njësoj. Vetëm nga arbitrariteti i atyre që flasin pa lidhje dhe nga anketime që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo nuk ka të bëjë me qeverinë. Ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie për nevojën që kemi për të forcuar komunitetin e biznesit”, tha Rama.

 

Të fundit