Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hapja e dosjeve, Rama: Këtu na solli shtetasi I.M, larg qoftë nëse është ai

Hapja e dosjeve, Rama: Këtu na solli shtetasi I.M, larg qoftë

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në orët e vona në Kuvend në lidhje me projektligjin për hapjen e dosjeve.

Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar informacionet e publikuara nga Autoriteti i Dosjeve se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. 

 Rama tha “larg qoftë të jetë ai I.M. që mendojnë të gjithë”, duke iu referuar këtu kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Mjafton të marrësh ulëritësin numër 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ku e ke Oerd ‘non gratan’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-Sigurimit.

Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, theksoi Rama.

 

Të fundit