Flash News

Ditari i Maxhorancës

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, deklaroi për shtyrjen e publikimit të rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, paraditen e së hënës.

Rama nuk hezitoi dhe nxori menjëherë në deklaratë zëdhënësen e PS në Vlorë, Helena Kace. Kjo e fundit e konsideroi këtë vendim arbitrar nga ana e KQZ.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë”, deklaroi Helena.

 

Të fundit