Flash News

Ditari i Maxhorancës

Helmimi masiv, Manastirliu shkon në spitalin e Krujës: Ka fëmijë dhe të rritur që po trajtohen, hetim gjithëpërfshirës

Helmimi masiv, Manastirliu shkon në spitalin e Krujës: Ka

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkoi sot në spitalin e Krujës për të parë gjendjen e pacientëve të helmuar.

Ajo tha për gazetarët se janë rreth 370 qytetarë që kanë shkuar në spital për të marrë shërbim mjekësor, ndërsa bëri me dije se aktualisht ndodhen rreth 30 pacientë, mes tyre fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

Edhe Manastirliu tha se gjendja shëndetësore e tyre nuk është e rënduar. Sa i përket hetimit të shkakut se çfarë e shkaktoi helmimin masiv, ministrja u shpreh se janë marrë mostrat dhe se rezultati i analizave do një afat të caktuar.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimin e nevojshëm janë konsultuar. Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë.  Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situata shëndetësore s'ka qenë e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim.

Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë, fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjitha aspektet. Rezultati i analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi rezultatet do kemi një raport të detajuar", tha ministrja.

 

Të fundit