Flash News

Ditari i Maxhorancës

Helmimi masiv nga uji në Krujë, Rama flet për herë të parë: Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka përgjegjësitë

Helmimi masiv nga uji në Krujë, Rama flet për herë të

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për helmimin masiv të rreth 500 banorëve në Krujë nga konsumimi i ujit.

Rama tha se qeveria ka bërë investimin e ujësjellësit, ndërsa përgjegjësitë i takojnë ndërmarrjes, kur u pyet nga gazetarët nëse ujësjellësi i Krujës i ndërtuar disa muaj më parë ishte thjeshtë një investim për fushatë elektorale.

Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri, apo ujësjellësi i ri e ka sjellë këtë problem?! Janë komplet dy gjera të ndryshme. Të çosh ujë nëpër shtëpia dhe të dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta. Kjo është në hetim administrativ për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo një tjetër aspekt që duhet trajtuar”, u shpreh Rama.

Të fundit