Flash News

Ditari i Maxhorancës

Heqja e imunitetit të Ahmetaj, deputeti i PS: Parlamenti gaboi, u nxitua

Heqja e imunitetit të Ahmetaj, deputeti i PS: Parlamenti gaboi, u nxitua

Deputeti socialist, Petro Koçi foli për urdhër arrestin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në Neës24 Koçi u shpreh se parlamenti gaboi duke i hequr imunitetin dhe ajo që ndodhi sipas tij mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët.

Në fund të fundit këtë që ka ndodhur e ka nënshkruar vetë ai. Heqjen e imunitetit, fillimin e ndjekjes penale. Por parlamenti gaboi sepse u shpejtua shumë për t’i hequr imunitetin, sepse ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët.

Nuk mundet që parlamenti, komisioni i Mandateve dhe i parlamentit, të lëshojë lloj-lloj episodesh që mund të mos kenë interes penal, por politik.

Ndaj edhe këtu duhet kujdes, pasi jo më kot SPAK ka thënë se nuk duhet të rrezikuar sekreti hetimor, dhe duke folur kaq shumë edhe mund të kenë dalë. Pra këto e ndihmojnë. Personat që kanë fuqi për të rrëzuar prova dhe penguar dëshmitarë nuk ka nevojë që të kenë imunitet”, tha ndër të tjera Koçi.

Të fundit