All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Heshti para vrasjes së gjyqtarit, qeveria zgjohet vetëm pas tragjedisë që u paralajmërua nga KLGJ

All - Paragraf - 1

Heshti para vrasjes së gjyqtarit, qeveria zgjohet vetëm pas

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në vendimin për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar.

All - Paragraf - 3

"Në Pikën 3 te vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”", thuhet në njoftimin e KM. 

Por, pas deklaratës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas vrasjes së gjyqtarit natyrshëm lind pyetja, a duhej të ndodhte një tragjedi që shteti të merrte masa?

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor menjëherë pas ngjarjes, publikoi shkresat dhe paralajmërimet e përsëritura që i kishte drejtuar prej muajsh Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar shtimin e prezencës policore në sallat e gjykimit.

Por përgjigja zyrtare ishte: “E kemi të pamundur për shkak të kufizimit të personelit”.
Ndërkohë, vendimi i miratuar sot nga Këshilli i Ministrave parashikon truprojë për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë gjatë mandatit dhe për një periudhë pas përfundimit të tij, masë kjo që vjen shumë vonë për një sistem që ka qenë i paralajmëruar. 

 

 

Të fundit