Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Hetimi i zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar, Gjonaj: SPAK i ka mundësitë të hetojë çështjet e mëdha
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur për Reformën në Drejtësi dhe ka nënvizuar se SPAK ka hedhur hapa pozitivë për çështjet që lidhen me korrupsionin apo me krimin e organizuar.
Si një hap konkret, ministrja cilësoi edhe riphapjen e disa dosjeve të vjetra. Ajo shtoi se tashmë SPAK është gati që të merret me çështje të rëndësishme, me arsyetimin se nevojat financiare dhe infrastrukturore i janë përmbushur.
Gjithashtu shtoi se me disa ndryshime ligjore të miratuara pak kohë më parë, SPAK-ut i është dhënë mundësia që të fokusohet te hetimi i zyrtarëve të lartë dhe te krimi i organizuar.
"Por unë besoj që përvec këtij rasti ka patur edhe shumë raste të tjera të cilat janë bërë publike që SPAK ka filluar hetimin dhe ndërkohë ka marrë masat për çështje të caktuara dhe unë besoj që SPAK përtej pritshmërisë shumë të madhe që kanë njerëzit, përtej pritshmërisë tonë të lartë i ka treguar me hapa konkretë dhe besoj ka hedhur hapa pozitivë, në hetimin e çështjeve të cilat lidhen me korrupsionin apo me krimin e organizuar.
SPAK sot e ka të gjithë mundësinë e kuadrit ligjor edhe me disa ndryshime që janë miratuar në fund të majit ku i është lënë e gjithë mundësia që të fokusohet në çështjet e mëdha të korrupsionit të zyrtarëve të lartë ashtu si edhe të krimit të organizuar.
Kemi parë një sërë çështjesh të vjetra të cilat janë rihapur. Nga ana tjetër SPAK ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria, qoftë për pjesën financiare, për pjesën e infrastrukturës", tha Gjonaj.
Kjo e fundit tha për "Kjo Javë" se sfida e institucioneve të drejtësisë janë vakancat. Gjonaj shtoi se shqetësimi është më i madh në Gjykatat e Apelit.