Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Hezitova të vij”, Rama në Ukrainë: Ballkani Perëndimor do ndërtojnë një bllok banesash në Irpin

“Hezitova të vij”, Rama në Ukrainë: Ballkani

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin.

Gjatë fjalës që mbajti në konferencën e përbashkët në Kiev krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut malazez Dritan Abazoviç, Rama tha se ky projekt duhet të realizohet pa burokraci.  

“Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët në Irpin.  BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave”, u shpreh Rama, i cili tregoi se fillimisht ka hezituar për vizitën e tij në Ukrainë.

“Unë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj”, tha Rama.

Rama siguroi se si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe nismëtare për rezolutat për Ukrainën, Shqipëria do ti japë zë rreth asaj tryeze kërkesave dhe shqetësimeve të ukrainasve për paqe. 

Të fundit