Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hiqet kontrolli i mjetit kur ndërrohet pronësia, Rama: Ishte dhënë me një koncesion alla non-grata

Hiqet kontrolli i mjetit kur ndërrohet pronësia, Rama: Ishte

Hiqet përfundimisht detyrimi i kontrollit fizik i automjetit kur ndërrohet pronësia.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Sipas Ramës, me këtë vendim, eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe u kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit.

Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan Rama.

Të fundit