Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Holanda, i thotë 'jo' Shqipërisë", Balla: Vlerësimin nëse i kemi përmbushur kushtet e jep Komisioni Evropian

"Holanda, i thotë 'jo' Shqipërisë", Balla:
Numri 2 i PS-së,Taulant Balla

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së Parlamentit holandez, në të cilën thuhej se Shqipëria nuk është ende gati për konferencën e parë ndërqeveritare, pasi nuk i ka përmbushur ende kushtet.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se ky vlerësim nuk jepet nga Holanda, por Komisioni Evropian.

“Vlerësimi nëse Shqipëria i ka përmbushur kushtet ose jo është i Komisionit Evropian që paguhet nga taksat e qytetarëve evropian. Dhe komisioni evropian i ka dhënë një vlerësim pozitiv Shqipërisë për marrjen pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare.

Unë nuk dua të hyjë në polemik, por kam pasur javën e kaluar, kam marrë pjesë në një takim me disa përfaqësues të parlamentit holandez nga të cilët kemi marrë vlersimet pozitive për përmbushjen e disa parakushteve”, tha Balla.

Të fundit