Flash News

Ditari i Maxhorancës

Humbi jetën nga zjarri që ra në magazinë, Rama vizitë në familjen e Arjan Salës

Humbi jetën nga zjarri që ra në magazinë, Rama vizitë
Arjan Sala

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën nga zjarri që ra në magazinën e qendrës tregtare, ku punonte si shef i sigurimit.

Nuk dihet nëse do të ketë një prononcim nga kryeministri për këtë vizitë. Kujtojmë që familjarët kanë hedhur akuza se nuk është bërë puna e duhur për shpëtimin e të riut.

Sala shpëtoi disa prej kolegëve, por nuk arriti të dilte vet. Sipas eksertizës paraprake, 33-vjeçari kishte qenë gjallë për 24 orë dhe më pas kishte ndërruar jetë. Trupi i tij u gjet dy ditë më pas.

Të fundit