Flash News

Ditari i Maxhorancës

Humbi zgjedhjet në 6 mars, Rama i jep post Majlinda Angonit

Humbi zgjedhjet në 6 mars, Rama i jep post Majlinda Angonit

Majlinda Angoni është emëruar sërish prefekte e qarkut të Shkodrës.

Vendimi për kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës më 6 mars është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Vendimi i qeverisë

EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Kujtojmë se Angoni dha dorëheqjen nga drejtimi i prefekturës para zgjedhjeve të 6 marsit, ku kandidoi për bashkinë e Shkodrës, por nuk arriti të fitonte.

 

Të fundit