Flash News

Ditari i Maxhorancës

Humbja në Memaliaj, vjen reagimi i parë nga PS

Humbja në Memaliaj, vjen reagimi i parë nga PS

Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka komentuar humbjen e bashkisë së vetme në këtë qark, atë të Memaliajt, ku fitoi kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Albert Malaj.

Kumbaro tha në një intervistë në Euroneës Albania se bashkia Memaliaj ashtu si i gjithë qarku i Gjirokastrës është një bastion i majtë, ndaj në lidhje me rezultatin do të bëhet një analizë e plotë e asaj që ka ndodhur.

 “Të presim rezultatin final për të lexuar vullnetin. Bashkia Memaliaj do të jetë objekt i një analize shumë të veçantë. Me një vëmendje personale dhe të skuadrës drejtuese të Partisë Socialiste do ta lexojmë çdo votë të hedhur më kutitë e Bashkisë Memaliaj lidhur me kandidatin për të kuptuar se cili ishte vullneti dhe cili është mesazhi. Për të mbërritur në një konkluzion më të plotë do të jetë me vlerë të presim dhe leximin e votë që i jepet Partisë Socialiste. Bashkia e Memaliaj ka qenë një bashki e majtë historikisht”, tha Kumbaro.

 

Të fundit