Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri shoqërohet me truproja në selinë e PS, bie në sy arma e ekspozuar

Ministri shoqërohet me truproja në selinë e PS, bie në sy

Shfaqja në publik i ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari sot nuk ka qenë e zakontë.

Teksa hynte në selinë e Partisë Socialiste në mes të ditës, ai u pa tek shoqërohet nga truprojat, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se një prej tyre mban një pistoletë të dukshme në brez, i dallueshëm për publikun.

Sipas rregullave të sigurisë, personat e autorizuar, përfshirë truprojat e licencuara, kanë të drejtë të mbajnë armë gjatë ushtrimit të detyrës, por ajo të jetë e fshehur , për të shmangur krijimin e panikut apo pasigurisë tek qytetarët.

 

Të fundit