Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hyseni akuza Metës: Ka përdorur pozicionin për përfitime personale, nuk ishte faktor neutraliteti

Hyseni akuza Metës: Ka përdorur pozicionin për përfitime
Alket Hyseni

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta thotë se ka provat e majftueshme për ta çuar deri në fund nismën që ka marrë. Në mbledhjen e sotme u përgatitën provat për raportin paraprak.

Kryetari Alket Hyseni akuzoi Metën se e ka përdorur pozicionin e tij për qëllime personale dhe të një grupimi i të caktuar, por jo për popullin. Ai deklaroi se Kreu i Shtetit nuk ka qenë faktor neutraliteti.

Gjithashtu shtoi se procesi i shkarkimit nuk lidhet me Ilir Metën, por me një njeri që ka shkelur Kushtetutën. Nëse do të ishte vlerësim politik për Metën, Hyseni shtoi se nuk do të merrej me këtë çështje.

"Një person që e ka shndërruar pozicionin e tij në mjet për qëllime personale, politike të vetat, të një grupimi të caktuar të ngushtë apo pak më të gjerë por që nuk përfshin tërësinë e popullit apo disa nga parimet themelore që kanë bërë kushtetutbërësit, duke e përcaktuar Presidentin si një figurë shumë të lartë honorifike në pozitën e kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar.

Presidenti nuk ishte faktor neutraliteti. Procesi në fakt nuk është i lidhur me një emër individi. Por të ishte vetëm vlerësim politik nuk do t’ja vlente fare të merreshe me të. Procesi nuk lidhet as me momentin, lidhet me përgjegjshmërinë dhe vendimin tonë për të zbatuar kushtetutën për të ruajtur funksionimin e një shteti, i cili është shtet i së drejtës. Iniciativa jonë nuk është kundër Ilir Metës, por kundër një njeriu që shkel Kushtetutën", u shpreh Hyseni.

Të fundit