Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hysi: Nuk jam ndjerë mirë që sa herë kemi një fushatë elektorale hidhen dosje e përgjime

Hysi: Nuk jam ndjerë mirë që sa herë kemi një

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, Vasilika Hysi, deputete e PS-së u shpreh se nuk është ndjerë mirë që sa herë ka një fushatë elektorale hidhen dosje, përgjime, që nuk është hera e parë.

Hysi: Kemi të bëjmë me përgjime dhe këto janë indicie, nuk janë provë. Janë organet përgjegjëse si SPAK që të bëjnë hetimin. Përgjegjësia është individuale.

Unë nuk e kam parë dosjen, por çdokush mund të përflitet, por kjo nuk do të thotë që të ndihemi të frikësuar kur nuk e kam shkelur ligjin. Kur përmenden njerëz që ndikojnë në jetën politike të vendit, janë ata të parët që do e inkurajojnë SPAK.

Unë nuk jam ndjerë mirë që sa herë kemi një fushatë elektorale hidhen dosje, përgjime, që nuk është hera e parë.

Të fundit