Flash News

Ditari i Maxhorancës

I 19-ti në listë, Majko: Këtë gjë bënë dhe shokët tanë, s'mund të kërkonim përgjegjësi nga të rinjtë

I 19-ti në listë, Majko: Këtë gjë bënë dhe

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka folur sërish lidhur me renditjen e tij i 19-ti në listën e PS-së për Qarkun e Tiranës, duke u konsideruar një vend jofitues.

Majko ka qenë sot i pranishëm me kryebashkiakun Erion Veliaj në Parkun Olimpik të Tiranës, dhe ky i fundit, i lexoi pyetjet e qytetarëve drejtuar kandidatit socialist, duke theksuar se kjo fushatë do jetë digjitale, në respektim të rregullave të vendosura në kuadër të Covid 19.

“Çfarë mendimi ka Pandi që është kaq poshtë në listat e PS në Tiranë?”, ishte pyetja.

Ndërsa, Majko tha se është një përgjegjësi përballë elektoratit socialist, që nuk mund ta kërkoni tek deputetët e rinj. Ai tha se këtë gjë kanë bërë dhe të tjerët duke cituar Ramën, Ruçin, Peleshin.

“Në listën e PS gjërat nuk diskutohen poshtë e lart. Diskutohet linja e zjarrit dhe ndjesia që ne nuk mund të kërkonim nga deputetët më të rinj përgjegjësi që i takonin më të vjetërve. Kjo është një përgjegjësi, duke u vendosur te vija e zjarrit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Edi Rama, edhe Gramoz Ruçi, edhe Niko Peleshi, të njëjtën gjë kanë bërë të gjithë shokët tanë që marrin përgjegjësi përballë elektoratit socialist për t’ju thënë të gjithëve që zgjedhjet dhe mandati i tretë është një sfidë e jashtëzakonshme”, tha Majko.

 

Të fundit