Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj:Kam patur marrëdhënie shumë të afërta me Ramës deri ditën që kam qenë ministër

Xhafaj:Kam patur marrëdhënie shumë të afërta me

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj deklaron se renditjen e tij në vendin e 23-të në listën e PS për qarkun e Tiranës ia ka komunikuar drejtuesi politik i qarkut, Erion Veliaj dhe jo kryetari i partisë, Edi Rama.

Kam pasur një diskutim me Veliajn si drejtues politik i qarkut, që më ka bërë të njohur, faktin se ekipi elektoral është ndërtuar mbi një parim. Veliaj më ka dhënë filozofinë sesi mendohej të ndërtohet ekipi elektoral dhe kam pranuar pozicionin, brenda kësaj filozofie”, tha Xhafaj në emisionin “Real Story”.

Nisur nga kjo deklarate, i pyetur se si është raporti i tij me Ramën, Xhafaj tregon se mes tyre ka shumë gjëra të përbashkëta, por edhe të ndryshme për çështje të caktuara.

Rama ishte në Kryesi, ishim në mbledhje kryesie.

Unë nuk jam në politike për të zënë një qoshe rehati, apo për të qenë një karton. jam për të shërbyer, për të mbrojtur kauza për të çuar para projekte, qëllime, ide që janë në shërbim të vendit. Nuk janë beteja të lehta e pa kosto. bëj pjesë në rrethin e atyre që kanë bërë jo pak beteja gjatë karrierës sime politike.

Sa i takon kemi një histori të gjatë me Ramën.

Që nga dita e parë që shkeli si ministër i kulturës  pastaj kryetar bashkie, gjatë kohës kur ishte komisionin hetimor për zotin Rama nga PD, më pas kur shfaqi ambicien për kryetar partie, erdhi si kryetar partie dhe isha në mbështetje të kandidaturës së tij. Gjatë 8 viteve të opozitës kam punuar ngushtë me Ramën. Më pas në qeveri, kryetar i komisioneve ligjore, pas kësaj ministër i brendshëm dhe nga ajao kohë ai është kryeministër, unë deputet i PS.

Kemi pasur një marrëdhënie pune shumë të afërt me zotin Rama deri ditën që kam qenë ministër të brendshëm

U largova nga detyra ministrit me vullnetin tim të lirë. Këtu fillon e mbaron cdo gjë. Në këto dy vite raportet kanë qenë mes kryetarit të partisë dhe një deputeti të PS. Këtu fillon e këtu mbaron.

Mes nesh ka shumë gjëra që na bashkojnë, ka dhe gjëra që na kanë ndarë për gjykime të ndryshme, edhe si anëtar i kryesisë.

Ka patur edhe në 2017 debate lidhur me listën e kandidatëve të PS, për emrat, si trajtoheshin dhe është shumë normale në PS. Nuk do ishte e shëndetshme.

Në 2021 nuk kishte arsye pse të bëja debat, nuk bëra debat për personin tim. Debatin e kam bërë për gjëra parimore. Ka qenë një marrëdhënie e shëndetshme në funksion të forcimit të partisë”, tha Xhafaj.

Të fundit