Flash News


Ditari i Maxhorancës

I ati “non grata”, PS merr vendimin për Ornaldo Rakipin

I ati “non grata”, PS merr vendimin për Ornaldo Rakipin

Partia Socialiste nuk e ka përjashtuar Ornaldo Rakipin. Grupi socialist u mblodh sot për të vendosur mbi “fatin” e djalit të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipit, i cili u shpall “non grata” në Shtetet e Bashkuara disa ditë më parë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja, Rakipi cilësohet një ish-deputet famëkeq, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri dhe se prej kohësh është i përfshirë në krimin e organizuar.

Aqif Rakipi dhe djali i tij kanë mohuar akuzat, duke e cilësuar një goditje politike nga Lulzim Basha. Orlando Rakipi tha për mediat se i ati është i pastër dhe nuk ka akuza për rekorde kriminale. Po ashtu, ai tha se është i gatshëm të japë edhe dorëheqjen si deputet nëse akuzat provohen.

 

Të fundit