Flash News

Ditari i Maxhorancës

“I bëtë gropën vetes”, Rama kritika sipërmarrësve: Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet

“I bëtë gropën vetes”, Rama kritika

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrësit ku foli mbi problematikat me të cilat po përballet sot tregu i punës, siç është largimi i krahut të punës.

Ram ka qenë kritik me sipërmarrësit të cilëve iu ka kërkuar t’i japin fund epokës së shfrytëizmit të punëtorëve. Kryeministri tha se sipërmarrja “i ka bërë gropën vetes” pasi vit pas viti të rinjtë po largohen, për shkak se sipërmarrësit nuk i paguajnë mirë.

Rama u shpreh se dilemma e sipërmarrjes ka arritur në pikën “të rrojë apo të vdesë” duke e vlerësuar kritike situatën e tregut të punës në Shqiëpri.

“Vendosëm të bëjmë këtë takim për një proces që dëshirojmë ta kthejmë në një dialog kombëtar me sipërmarrjen por edhe aktorët e tjerë dhe të gjithë shoqërinë sepse jemi në një udhëkryq shumë delikat dhe më në fund vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes vit pas viti duke bërë atë që bëri ai që tha në fund, sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi. Tani sipërmarrja po shikon që lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë brenda në territorin e vet. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet. E zhvillojmë këtë dialog kundër shfrytëzimit të punonjësve

Tani po shikon se si po i ikin nga duart pikërisht ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Tani të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt munden. Nëse një punonjës apo një i ri ka mundësinë dhe perspektivën të paktën teorike që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon. Tani dilema e sipërmarrjes është të rrojë apo të vdesin”, tha Rama.

Të fundit