Flash News

Ditari i Maxhorancës

I dha fund jetës pasi u denigrua në ‘TikTok’, ‘zgjohet’ Balla: Duhet të parandalojmë dhunën!

I dha fund jetës pasi u denigrua në ‘TikTok’,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares, Bedrie Lokës nga Durrësi, e cili piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil në rrjetin social ‘TikTok’, ku bullizohej dhe fyhej.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

Asnjë Justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!

Kërko ndihmë në 16117

Raporto në 129

Të fundit