Flash News

Ditari i Maxhorancës

“I është dhënë kompanive guaskë”, Rama i përgjigjet Metës për Portin e Durrësit: Ai që do të ndërtojë, ka bërë gjysmën e Dubait

“I është dhënë kompanive guaskë”, Rama i

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha më herët  se tashmë është provuar që Porti i Durrësit i është dhënë kompanive guaskë me pronarë të fshehur në offshore dhe që nuk dihen kapitalet.

Rama në një postim në tëitter, i përgjigjet duke i thënë se projekti i Portit të Durrësit po realizohet nga një person i cili ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!”, shkruan Rama.

 

Të fundit