Flash News

Ditari i Maxhorancës

I hapet rruga arrestimit, Kuvendi i dërgon shkresë SPAK: Alqi Bllako nuk është më deputet

I hapet rruga arrestimit, Kuvendi i dërgon shkresë SPAK: Alqi Bllako

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka dërguar një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion përmes së cilës e vë në dijeni se Alqi Bllako nuk është më deputet dhe se tashmë është pa imunitet.

Ajo njofton SPAK se në kushtet ku Alqi Bllako ka hequr dorë nga mandati i deputetit është nxjerrë urdhri për anulimin e mbledhjes të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Bllako ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për lënien e mandatit të deputetit, pas shpalljes në kërkim nga SPAK në lidhje me çështjen e Inceneratorëve.

Shkresa e plotë e Lindita Nikollës:

Me shkresën nr. 1274/4 Prot., u njoftuat, se mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e mërkurë, më datë 30.03.2022 ora 18:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Z. Alqi Bllako, me shkresen nr. 1274/5 prot, datë 30.03.2022, ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati i deputetit. Neni 71 pika 2 shkronja b, e Kushtetutës parashikon se: “…mandati i deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.

Në kushtet ku z. Alqi Bllako ka hequr dorë nga mandati i deputetit, bazuar në Rregulloren e Kuvendit, është nxjerrë urdhëri nr. 24, datë 30.03.2022, për anullimin e mbledhjes të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, datë 30.03.2022, ora 18:00. Ju informojmë se kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestim, relacionit shoqërues dhe aktet bashkëlidhur (dy volume) kopjet e tyre, janë vënë në dispozicion z. Alqi Bllako.

Gjithashtu, Ju informojmë se kopje të praktikës së plotë të përcjellë nga ana juaj, i është vënë në dispozicion deputetit z. Enkelejd Alibeaj, i cili ka plotësuar deklaratën bashkëlidhur. Kopjet e tjera të përgatitura për anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të asgjesohen nga ana jonë.

Bashkëlidhur këtij njoftimi Ju dërgojmë:

1- Kopje të njësuar me origjinalin të kërkesës të z.Alqi Bllako për heqje dorë nga mandati i

deputetit;

2- Urdhrin për anullimin e mbledhjes të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin;

3- Dokumentacionin origjinal të dërguar nga ana juaj në Kuvend, në lidhje me kërkesën për

dhënien e autorizimit për arrestim të z.Alqi Bllako (relacioni dhe aktet bashkëlidhur, dy

volume)

 

 

Të fundit