Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krimi i organizuar dhe vrasjet, Rama publikon të dhënat nga Policia e Shtetit

Pas akuzave të vazhdueshme nga opozita lidhur me rritjen e krimit, kryeministri Edi Rama është përgjigjur me anë të një raporti nga Policia e Shtetit.

Në raportin e publikuar nga kreu i shtetit në Facebook, thuhet se sips tij, krimi i organizuar dhe vrasjet kanë pësuar rënie për harkun kohor 2012-2019.

Më tej Rama shprehet se ka shmangur statistikat e vitit 2020, për të cilat thekson se janë ende më shumë domethënëse.

“Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Krimi i organizuar dhe vrasjet, Rama publikon të dhënat nga Policia e

 

Të fundit