Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi i rusëve ndaj uzinës në Gramsh, Rama: Neutralizuam tre individë të dyshuar për spiunazh

Sulmi i rusëve ndaj uzinës në Gramsh, Rama: Neutralizuam tre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku një shtetas rus në bashkëpunim me një ruse tjetër dhe një ukrainas, sulmuan Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh duke lënë të plagosur me spray neoparalizues dy ushtarakët që ruanin godinën.

Rama shkruan në Twitter, se ushtarët kanë neutralizuar tre individë të dyshuar për spiunazh, teksa kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit