Flash News

Ditari i Maxhorancës

“I kam ulur në gjunjë", kthesa e papritur në 24 orët e Ballukut

“I kam ulur në gjunjë", kthesa e papritur në 24

Vetëm një ditë pasi u shfaq publikisht me tone sfiduese nga foltorja e Kuvendit, ku deklaroi se “shumë prej jush i kam ulur në gjunjë”, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u përball sot me një situatë krejt të kundërt: pezullimin nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.

GJKKO njoftoi se, për shkak se masat e sigurimit kanë karakter sekret, në këtë fazë nuk mund të publikojë një vendim të detajuar për median dhe publikun.

Megjithatë, masa e pezullimit vjen vetëm dy javë pasi Balluku u mor zyrtarisht e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për projektin e tunelit të Llogarasë, një investim prej rreth 190 milionë eurosh. Sipas SPAK, Balluku ka kontrolluar çdo hap të procedurës dhe ka paracaktuar fituesin, në kundërshtim me parimet e prokurimeve publike.

Deklaratat e saj në Kuvend gjatë seancës së djeshme, në kulmin e debatit me deputetin Agron Shehaj, ku ajo i kërkoi të “zbresë në shesh të burrave” dhe theksoi se “shumë prej jush i kam ulur në gjunjë” , marrin sot një tjetër peshë, pasi GJKKO ka kufizuar ushtrimin e detyrës së saj si numri dy i qeverisë.

 “Ju keni ngritur të vdekurit nga varri dhe i keni sjellë në foltore dhe parlamente. Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht, dhe jam përballur në fushë betejë aty ku duhet të dalin dhe të përballen burrat, dhe shumë prej jush I kam ulur në gjunjë si ai që ulëret.”,  theksoi ajo dje me tone të ashpra.

Në fjalën e një dite më parë, Balluku insistoi se akuzat ndaj saj ishin të pabaza dhe se ndaj figurës së saj po hidhej “baltë, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.

Por vendimi i sotëm i gjykatës shënon zhvillimin më të rëndësishëm ligjor ndaj një zyrtareje të lartë të qeverisë në muajt e fundit dhe e vendos zëvendëskryeministren në qendër të një beteje të hapur juridike. 



 

 

Të fundit