Flash News

Ditari i Maxhorancës

I kërkoi nxënësve t’i shikonin fotot nudo, Rama bën moral nga Facebook-u: Ku e gjeni kapacitetin, ata nuk ishin fëmijë

I kërkoi nxënësve t’i shikonin fotot nudo, Rama bën

Një ditë më parë, kryeminsitri Rama kishte mbledhur nxënësit e shkollave në një plazh të Spillesë, ku u kërkoi që të shikonin atë në fotot nudo që i janë publikuar nga mediat.

“I keni në Ggogle po ishit kurioz, shkruani aty Edi Rama nudo. Del aty. Sa keni parë ju”, iu drejtua Rama minorenëve.

Sot, i pyetus “Sy m’sy” nga ndjekësit në Facebook për komentet mbi deklaratën e tij, Rama u justifikua duke thënë se po tregonte një histori me Pandeli Majkon e duke u mburrur se nuk mund t’i bëjnë moral për një gjë, që ai e quan normale.

“O pika pika. Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë atje që po tregoja një histori me Pandi Majkon, që lidhet me historinë tonë dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që sot bëjnë dhe moralistin, na tregojnë se çfarë është familja, edhe përmenda që janë në Google. Në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata, e treta si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, se si nuk duhet të sillet dhe çfarë nuk duhet të thotë njeri me akuza e sharje ektreme, si ka mundësi. Jam pa fjalë”, deklaroi Rama.

Të fundit