Flash News

Ditari i Maxhorancës

I kërkoi “të kapë trenin”, Bushati sqaron raportet me Ramën: Moskandidimi im më 25 Prill, i padrejtë!

I kërkoi “të kapë trenin”, Bushati sqaron raportet me

Anëtari i Kryesisë së PS-së Ditmir Bushati ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, duke sqaruar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, postin e tij si anëtar kryesie dhe vendimin e Ramës për të mos e përfshirë në listat e kandidatëve.

I ftuat në News 24, Bushati e cilësoi të padrejtë vendimin e kryeministrit për të mos e përfshirë në listat e kandidatëve më 25 Prill, teksa nuk pranoi të jepte më shumë komente lidhur me marrëdhënien mes tyre.

Si janë marrëdhëniet me kryeministrin Rama, kam parasysh një shprehje të tij, ndërsa sqaronte vendimin për t’ju lënë jashtë listave, ndërsa tha: “Unë s’kam asgjë me Ditmir Bushtin, ai thotë të vetat unë them të miat, ai duhej të kishte punuar tokën e të ishte si shokët e vet. Kështu që nuk është personale. Shpresoj ta kapë treni prapë, në tren të hipën partia, por nëse rri apo zbret e vendos vetë”…

“Është hera e tretë që zgjidhem anëtar i Kryesisë së PS-së, një nga forumet më të rëndësishme. dhe natyrisht është një vlerësim që më bëhet nga asambleja kombëtare. Natyrisht, institucionet më përfaqësuese janë Kuvendi, qeverisja qendrore apo vendore. Unë nuk jam as rasti i parë dhe as i fundit që duhet ta ushtrojë funksionin politik nga një kënd tjetër. Sa i përket kandidimit, unë e kam thënë që ka qenë një vendim i padrejtë, por kjo nuk më bën të heq dorë nga angazhimi në PS. Besoj se marrëdhëniet personale, raportet nuk janë të rëndësishme për opinionin publik sepse nuk dua të bëhen biseda telenovelash nëpër kafene. Janë çështje që nuk ka interes publiku. E rëndësishme është që një parti politike të ketë rregulla për bashkëjetesë qoftë edhe nëse anëtarët të kenë pikëpamje të ndryshme. Në rast se pikëpamjet e mia janë kritike, alternative kjo është çështje tjetër. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të gjalla dhe ka një raport shumë të rëndësishëm me shoqërinë. Kështu e kam konceptuar unë aktivizimin tim brenda PS-së. Ne nuk duhet të flasim brenda kornizës sonë por duhet t’i drejtohemi Shqipërisë,” deklaroi Bushati.

Të fundit