Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘I kurseu’ kritikat ndaj qeverisë kur ishte zv.kryeministër, Braçe: Më pengonte Kodi Etik

‘I kurseu’ kritikat ndaj qeverisë kur ishte

Deputeti i Partisë Soialiste, Erion Braçe, është ndër të paktët që ka reaguar për pakënaqësitë dhe problematikat e konstatuara në vendimet e qeverisë.

I ftuar në “Zona Zero”, Braçe u pyet se pse ka heshtur dhe nuk ka folur për problematikat, edhe në kohën kur ka qenë zëvendëskryeministër. Braçe shprehet se ka pasur të njëjta reagime edhe atëhere, por e vetmja gjë që ia ka penguar lirinë ka qenë Kodi Etik i Këshillit të Ministrave.

“Heshtja ime? Po për çfarë? Kur je brenda një qeverie, ditën e parë të japin 2 dokumenta, kodin etik të Këshillit të Ministrave dhe Kushtetuën, përveç betimit duhet të respektosh disa rregulla. Dhe kam qenë korrekt si me Kushtetutën dhe Këshillin e Ministrave. Unë gjithmonë gjërat i kam thënë me zë të lartë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë. I them tani se kam gjithë lirinë që më parë ma kishte penguar kodi etik i Këshillit të Ministrave. Pyesni kolegët e mi për të gjitha këto çështje, edhe kryeministrin për kontestimet e mia, me të dhe të tjerë njerëz,” tha Braçe.

Kujtojmë se Braçe ka reaguar vazhdimisht duke filluar nga kritikat për fermerët deri te çmimet në rritje, duke u shfaqur kritik me qeverinë.

Të fundit