Flash News

Ditari i Maxhorancës

Abuzimi me fondet publike/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirim të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të akuzuarve të tjerë

Abuzimi me fondet publike/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC.

Njësoj si për Beqajn, Gjykata e Lartë ka refuzuar edhe rekurset e paraqitura nga të akuzuarit e tjerë në këtë çështje: Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Haxhia.

Vendimi i fundit vjen si pjesë e procesit të hetimeve që përfshin dyshime për shkelje të rënda ligjore gjatë procedurave për tenderët publikë dhe administrimin e fondeve në projektin SASPAC.

Tashmë, të akuzuarit do të vijojnë të përballen me drejtësinë, ndërsa hetimet për këtë çështje mbeten në zhvillim.

Të fundit