Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krimi në zgjedhje, Lleshaj nga Shkodra: Do asgjësojmë kanabisin para se të nisë fushata elektorale

Krimi në zgjedhje, Lleshaj nga Shkodra: Do asgjësojmë kanabisin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga Shkodra se po punohet që të përfundojë beteja me goditjen e kanabisit para se të nisë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke e pranuar indirekt fenomenin e kultivimit të kanabisit në vend, Lleshaj tha se këtë vit janë janë kapur më pak lëndë narkotike në vendet fqinje si Itali, Greqi, dhe kjo e tregon sipas ministrit se ka rënë prodhimi dhe është rritur çmimi ndjeshëm në tregun e zi.   

Sapo përfunduam një takim për analizën që po bëjmë për angazhimin e policisë kundër tentativa për kultivimin e kanabisit. Në të gjithë Shqipërinë dhe Shkodrën është goditur fort në të gjitha skajet. Angazhimi ynë është për ta goditur në vijueshmëri. Do synojmë ta zhbëjmë përfundimisht kanabisin.  Masat merren atëherë kur konstatimi bëhet dhe drejtuesit janë jashtë dijenisë. Ne nuk mund të godasim një drejtues që godet kanabisin. Kur kemi pasur konstatime ka pasur masa edhe për drejtues vendorë.

Në qoftë se konstatimi bëhet nga lart, nëse eprorët gjejnë bimë në territor, strukturat vendore mbajnë përgjegjësi. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Ka pasur në nivel të përgjithshëm intensitet të lartë të kontrollit, më shumë mjete, më shumë orë fluturimi nga misionet e monitorimit ajror të huaja dhe të vendit, ka patur kapacitete dhe janë gjetur më shumë bimë se vitin që shkoi. Jo se këtë vit është kultivuar më shumë por sivjet është goditur më shumë.

Pyetja shtrohet ka më shumë kanabis sivjet në treg në krahasim me një vit më parë. Jo, pasi destinacionet e kanabisit nga Shqipëria, si Italia, Greqia e Malit të Zi kanë provuar se sivjet se sasia e sekuestruar jashtë vendit të ardhur nga Shqipëria është shumë më pak.

Në Itali këtë vit janë sekuestruar vetëm 911 kg nga Shqipëria, ndërsa në vitet e tjera kur janë kapur me tonelata. Prodhimi ka rënë në mënyrë të ndejshme. Kjo e tregon edhe çmimit të kanabisit në tregun  zi që ka arritur në nivele stratosferike, krahasuar me historinë”, tha ministri.

I pyetur nëse paratë e drogës mund të përdoren nga elementë kriminalë në fushatë elektorale, ministri tha se nuk sheh ndonjë lidhje me fushatën.  

“Unë nuk shoh ndonjë lidhje mes parave të drogës dhe fushatës elektorale. Po angazhohemi dhe duam që edhe këtë vit betejën me kanabisin ta përfundojmë para se të nisë fushata elektorale.

Të shterojmë cdo tentativë për të patur interferenca të elementëve kriminalë në këtë fushë”, tha Lleshaj.

Të fundit