Flash News

Ditari i Maxhorancës

I paralajmëroi se do i linte pa fonde dhe nuk do i mbronte, Rama mbledh sot kryebashkiakët në kryeministri

I paralajmëroi se do i linte pa fonde dhe nuk do i mbronte, Rama mbledh sot

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryetarët e bashkive. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në kryeministri.

Ende nuk dihet se cili do të jetë fokusi i takimit dhe nëse do të jetë me dyer të mbyllura apo i hapur për mediat. Kujtojmë se takimi i fundit i Ramës me kryebashkiakët është zhvilluar në korrik, disa ditë pas arrestimit të ish-kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushes.

Më herët, kryeministri ka paralajmëruar drejtuesit vendorë se nuk do t'i mbrojë nëse kapen duke shkelur ligjin. Ai është shprehur ashpër dhe sa i përket fondeve. Kujtojmë që Rama ka deklaruar se nuk do të ketë fonde pa performancë.

"Bashkitë që do të performojnë, do të marrin fonde, ato që nuk performojnë, të shkojnë e të përgjigjen para popullit", është shprehur Rama në korrik.

Asokohe kryeministri u ndal dhe te çertifikatat e pronësisë. Rama iu drejtua kryebashkiakëve, duke iu thënë se po të ishin kushërinjtë, miqtë apo komshinjtë e tyre, do ua kishin dhënë letrën, ndërsa qytetarët i kanë lënë në diell.

 

Të fundit