Flash News

Ditari i Maxhorancës

I përmendi “Ballkanin e Hapur”, Rama-komentuesit: Ç’presim! Ta shtyjmë para për të mirën e fëmijëve

I përmendi “Ballkanin e Hapur”, Rama-komentuesit:
Foto Ilustruese/ Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i dha përgjigje gjithë polemikave dhe debateve të krijuara për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë. Së fundmi, Rama nuk i ka ndalur replikat me komentuesit lidhur me “Ballkanin e Hapur”.

Në postimin e tij në Facebook, lidhur me debatet për Goran Bregoviç një komentues , teksa shprehte hapur qëndrimin e tij kundër këngëtarit serb, kishte prekur edhe “Ballkanin e Hapur”.

Rama i është përgjigjur komentit të tij, duke thënë se nisma është një rrugë për interesat tonë dhe duhet të ecim para për të mirën e së ardhmes.

“Askush nuk te kerkon te harrosh asgje, por e para mos ua bej te tjereve te keqiat qe te kane bere ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre nje muzikant vetem pse flet gjuhen e tjetrit, sic bejne ata me ata qe flasin gjuhen tone dhe e dyta, Ballkani i Hapur eshte nje rruge me shume per interesat tona, prandaj s’kemi cfare presim po duhet te shtyjme fort perpara per te miren e krejt femijeve tane!”, shkruan Rama.

I përmendi “Ballkanin e Hapur”, Rama-komentuesit:

 

Të fundit