Flash News

Ditari i Maxhorancës

I vëllai në SPAK, Rama sulmon Bardhin: Detyroi narkosin e kallëzuar të bënte kallëzim

I vëllai në SPAK, Rama sulmon Bardhin: Detyroi narkosin e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi vëllai i tij, Olsi Rama, u paraqit n SPAK lidhur me çështjen “Xibraka”.

Rama sulmon nga platform “X”, deputetin demokrat Gazment Bardhi duke e akuzuar se ka bërë një kallëzim të rremë.

Teksa i vëllai pranoi se ka përdorur makinën e trafikantëve, Rama thotë se “fatmirësisht SPAK rihapi dosjen” dhe se tashmë i duhet të gjejë provat e pretenduara.

"A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!", shkruan Rama.

Të fundit