Flash News

Ditari i Maxhorancës

I vënë "në lojë" qindra herë prej tij, Rama i uron ditëlindjen 'sozisë së tij', Florian Binajt; dedikimi i veçantë për aktorin e humorit

I vënë "në lojë" qindra herë prej tij, Rama i

Aktori i humorit Florjan Binaj feston sot 35-vjetorin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka zgjedhur ta urojë “sozinë e tij”, duke marrë me sportivitet lojën në të cilën e vendos aktori në skenën e “Portokallisë”.

Ndërsa shkruan se Binaj është një djal i talentuar dhe me botë të bukur, Kryeministri shton se “Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike ç’edukative të disave brenda atij lloji.”

Nisur nga kjo ditë e veçantë për “sozinë e tij”, kryeministri vijon të shpreh vlerësimin edhe për disa figura të tjera tepër të njohura për publikun shqiptar, sikurse Sajmir Kodra, Agron Llakaj apo Bujar Kapexhiu.

Postimi i plotë i Ramës:

#EDHE100????

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t'u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

#TëRRALLË

Të fundit