Flash News

Ditari i Maxhorancës

I vetmi politikan që nuk reagoi për Xhakën dhe Shaqirin, si justifikohet Rama

I vetmi politikan që nuk reagoi për Xhakën dhe Shaqirin, si

Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi politikan që nuk uroi për fitoren e Zvicrës kundër Serbisë dhe për performancën spektakolare në fushë të shqiptarëve Granit Xhaka dhe  Xherdan Shaqiri.

Në një komunikim për mediat, Rama u justifikua duke thënë se nuk dëshiron të nxisë “nacionalizmin qesharak”. Më tej vazhdoi duke thënë se nuk e pa të arsyeshme.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politik dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.

Të fundit