Flash News

Ditari i Maxhorancës

“I vetmi raport i besueshëm 100%”/ Rama pranon korrupsionin dhe gjetjet e tjera të KE-së?

“I vetmi raport i besueshëm 100%”/ Rama pranon korrupsionin dhe

Kryeministri Edi Rama mohon gjetjet e raporteve të fundit dhe thotë se njeh vetëm ato të progres-raportit të BE-së, i cili u publikua pak kohë më parë. Në këtë mënyrë, Rama ka pranuar edhe kritikat e këtij raporti, të cilat nuk kanë qenë të pakta.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian - fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se KE-së konstatoi se korrupsioni vijon të konsiderohet një shqetësim serioz. Gjithashtu shprehu rezerva për krijimin e disa agjencive qeveritare në varësi të Kryeministrisë, që sipas saj, ngrinin pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.

Sipas Komisionit, Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së.

Po ashtu, Shqipëria u paralajmërua dhe sa i përket nismës tjetër të qeverisë për aministinë fiskale. Asaj i kujtua se është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave. Fusha ku Shqipëria u vlerëua se “nuk kishte bërë përparim”, është ajo e lirisë së shprehjes.

Të fundit